STUDIMI/Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës fshehin informacionet nga publiku

STUDIMI/Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës fshehin informacionet nga publiku

70
0
Shares

Në foto, tabela e plotësimit të standardeve të informimit nga institucionet shteterore, Ngjyra jeshile tregon se institucioni i plotëson standardet, ngjyra e kuqe tregon se nuk i plotëson ato

Kryeministria dhe bashkia e Tiranës janë institucionet më pak transparente në vend. Pas tyre vijnë në rradhë dy ministrat e Shtetit brenda Kryeministrisë, ajo e Inovacionit e Administratës Publike si dhe Ministri i Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Mungesa e transparencës në institucionet që drejtohen nga Edi Rama dhe Erion Veliaj ndodh kur shumë fonde dhe mekanizma janë propaganduar në funksion të transparencës.

Katër studiues të Forumit të Politikave të Integrimit (Admir Malaj, Blerta Tuci, Jetmira Rragami, Lavdrim Lita) janë duke bërë një vlerësim mbi këtë gjë.

Për të treguar përputhjen me standardet specifike janë përdorur ngjyrat e semaforit. Ngjyra jeshile tregon se autoriteti pubik e përmbush standartin, ndërsa ngjyra e kuqe tregon që standarti nuk përmbushet. Ngjyra e verdhë tregon që standarti përmbushet jo-plotësisht, kështu nëse kemi të bëjmë me regjistrin e kërkesave, kjo do të thotë se në faqen e institucionit është prezent por jo i përditësuar, ose nëse kemi të bëjmë me përgjigjen ndaj kërkesës, do të thotë që ka pasur një përgjigje por ajo nuk është e plotë, e kështu me radhë.

Ndër ato pak institucione me transparencë në nivelin më të mirë është Ministria për Cështjet Vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY