Basha-Pagano/BB: Opozita, platformë konkrete për cështje të ekonomisë

Basha-Pagano/BB: Opozita, platformë konkrete për cështje të ekonomisë

42
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës në SHBA u takua me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë Patrizio Pagano.
basha me bb

Në bashkëbisedimin me zotin Pagano, zoti Basha shprehu shqetësimin për rritjen e borxhit, rënien në minimumin e mundshëm të konsumit, falimentimin e mijëra bizneseve të vogla si pasojë e politikave të ndjekura nga qeveria dhe arbitraritetit të saj, koncesioneve korruptive etj.

Koncesionet korruptive, theksoi zoti Basha po vendosin një kosto shumë të rëndë në buxhetin e shtetit dhe që po anagazhojnë burime financiare si në fushën e shëndetësisë një fond prej 338 mln eurosh, ndërsa janë përgatitur për të dhënë me koncesion mbledhjen e TVSH-së, ku koncesionari parashikohet të marrë 140 mln euro në 10 vitet në vijim.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë dhe të INSTAT-it janë shqetësuese përsa i përket borxhit, i cili ka arritur afro 74% . 1,2 miliardë euro janë marrë borxh në 2 vjet e gjysëm dhe nuk është realizuar asnjë investim i ri , investimet e nisura kane ndaluar së zbatuari, papunësia është në shifra alarmante dhe konsumi në nivelin më të ulët.

Shqipëria, tha zoti Basha është vendi me taksat më të larta në rajon, çka ka bërë që investitorët e huaj të mos e shohin me interes Shqipërinë, madje shumë prej tyre janë larguar nga Shqipëria. Zoti Basha e ka njohur zotin Pagano dhe me ofertën e Partisë Demokratike për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për t’i hapur rrugën zhvillimit dhe punësimit: taksë e sheshtë 9%, TVSH 15%, vëmendje të veçantë ndaj sektorit të bujqësisë. Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore ka vlerësuar faktin që opozita ka një platformë konkrete për të adresuar çështje të zhvillimit ekononomik të vendit​.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY