TERRORI NË BRUKSEL/Bombat me gozhdë, Salah përgaditi sulmet

TERRORI NË BRUKSEL/Bombat me gozhdë, Salah përgaditi sulmet

86
0
Shares

Hetimet kanë treguar se të paktën një nga bombat e shpërthyera sot në aeroportin e Brukselit ishte nga ato që cilësohen si “bombë me gozhdë”.

Bomba në fjalë mbushet me pjesë metalike (vida ose gozhdë) që pas shpërthimit, këto të godasin personat e paprekur nga vala e saj duke u shkaktuar plagë të rënda, deri edhe vdekjen.

Zbulimi është bërë teksa një prej të plagosurve iu nënshtrua një skaneri ditën e sotme në Spitalin Ushtarak në Himbik, ku afër zemrës së tij u gjend një vidë të paktën 5.5 cm të gjatë.

Bombat me gozhdë nuk kanë qenë karakteristikë e sulmeve terroristë të xhihadistëve të ISIS. Ato më së shumti janë përdorur në vitet 90 në Irlandën e Veriut, gjatë konfliktit të armatosur.

Ndërkohë, Policia belge vazhdon të kërkojë terroristin e tretë të aeroportit, i cili dyshohet se është larguar duke e braktisur misionin vetëvrasës.

Policia belge beson se edhe pse Salah Abdeslam ndodhet i arrestuar që prej javës së kaluar, ai ka marrë pjesë në përgatitjen e sulmeve të sotme në Bruksel.
salah me makine 1

“Politico”, raporton se, lënda plasëse e gjetur në apartamentin e tij do të përdorej në këto sulme, gjë e cila konfirmohet nga një zyrtar belg.

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders kishte paralajmëruar pas kapjes së të akuzuarit kryesor për sulmet në Paris, se ai po përgatiste sulme të tjera.

Ai ishte gati të përgatiste diçka nga Brukseli dhe kjo mund të bëhet realitet”, tha Reynders para një grupi ekspertësh për sigurinë në një konferencë në Bruksel.

“Gjetëm shumë armë, armatime të rënda dhe kemi zbuluar një rrjet njerëzish rreth tij në Bruksel”.
bruksel homazhe terror

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY