Shpëtim Idrizi një urim tallës për Ditmir Bushatin

Shpëtim Idrizi një urim tallës për Ditmir Bushatin

65
0
Shares

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati do të zhvillojë nesër një vizitë në Athinë, ku pritet të takohet me homologun e tij grek.
Por një ditë para kësaj vizite, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i kërkon kreut të diplomacisë sonë, që në vizitën në Athinë në ngrejë sërish çështjen çame.
“Zoti Ministër, po ju kujtoj që të ngrini me palën greke kërkesën e kahershme të Shoqatës Çamëria, për ngritjen e Varrezave të Shqiptarëve Çamë, të vrarë masivisht në Çamëri, për të cilët ne disponojmë dhe hartat e vendosjes së tyre. Kjo kërkesë duhet vlerësuar si humane, për çdo njeri që lë këtë botë, por dhe si reciprocitet të kërkesës së palës greke për ngritjen e 4 varrezave të tjera të ushtarëve greke të vrarë në Shqipëri, përveç 2 varreza që tashmë janë ngritur”, tha sot Idrizi.
Sipas tij “Zoti Ministër, Ju kujtoj faktin së në hollin e Ministrisë së Jashtme Greke ku ju do të mbani konferencën Tuaj për shtyp me homologun grek është zhvilluar një konferencë për Çështjen Çame. Kjo është një arsye më shumë që t’Ju ftoj të thoni të vërtetën e pakundërshtueshme, të shqiptarëve të Çamërisë, të kombit tonë, timin, tuajin!  Sepse e vërteta tremb vetëm ata që janë në anën e gabuar. Ju ftoj që të mbroni dinjitetin kombëtar dhe parimet e vlerat evropiane, në takimin tuaj në Athinë dhe jam besimplotë se do të ktheheni në Tiranë si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë me emrin DITMIR e jo si Dhimitër….”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY