Basha, drekë me Mustafajn dhe Biberajn

Basha, drekë me Mustafajn dhe Biberajn

44
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha është parë sot në shoqërinë dy ish-deputetëve të PD-së, Besnik Mustafaj dhe Aleksandër Biberaj.

Të tre sëbashku kanë konsumuar drekën në nje nga restorantet e qendres se Tiranes ndërkohë që biseda dhe arsyet e këtij takimi nuk janë komentuar.

Besnik Mustafaj vijon interesin e tij për politikën nëpërmjet komenteve dhe intervistave në shtyp pa deklaruar ndonjë projekt konkret. Ai kryesisht merret me letërsi duke botuar cdo vit nga një libër të ri që kur përfundoi mandatin e fundit si deputet në vitin 2009.

Ndërkohë Biberaj pas perfundimit te mandatit te deputetit te PD me 2009, ka qënë i aktivizuar në partinë e Bamir Topit që kur ai ende nuk kishte lëne postin e Presidentit të vendit. Më pas u largua prej FRD dhe në zgjedhjet e kryetarit të PD në verën e vitit 2013 ai aplikoi për kandidat por dosja e tij nuk u pranua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY