Marjola therr përdhunuesin në Kodër të Rrëshenit

Marjola therr përdhunuesin në Kodër të Rrëshenit

130
0
Shares

Një 20-vjeçare ka qëlluar disa herë me thikë personin i cili ka tentuar ta përdhunojë, duke e plagosur dhe dërguar në gjendje të rëndë për jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Mirditës pasditen e së hënës.

Personazhe të kësaj historie janë bërë Servejan Tusha 24-vjeç dhe Marjola Gjonaj. Dy të rinjt nga i njëjti fshat kishin njohje me njëri tjetrin dhe në momentin e ngjarjes janë takuar rastësisht në një zonë të pyllëzuar pranë Kodër Rrëshenit. Sapo ka parë vajzen e cila ishte e vetme, 24-vjeçari Tusha ka tentuar të kryeje marrëdhënie seksuale me dhunë më të.

Vajza e ka kundërshtuar fort derisa ata janë konfliktuar fizikisht. Pas këmbënguljes së të riut mirditorja e gjendur përballë kësaj situate mbante një thikë me vete nuk ka duruar dhe e ka qëlluar disa herë në disa pjesë të trupit agresorin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Kanë qenë banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar zhurme dhe thirrje duke njoftuar menjëherë policinë e Mirditës në lidhje me ngjarjen. Këta të fundit kanë vepruar duke i marrë dy të rinjtë e plagosur dhe i kanë dërguar në Spitalin e Rrëshenit. Pas ndihmës së parë të marrë nga bluzat e bardha në këtë spital. 24-vjeçari Severjan Tusha është dërguar me urgjence në Spitalin e Traumes në Tiranë nga ku është bërë e ditur se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa 20-vjeçarja Manjola Gjonaj ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në Mirditë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë dy protagonistet e kësaj ngjarje. Manjola Gjonaj akuzohet për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armevë te ftohta”, ndërsa Servjan Gjonaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, e mbetur në tentative.

Grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje ka nisur një hetim të hollësishëm, ndërsa pritet që të merret në pyetje 20-vjeçarja për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY