Tregtimi “online”, disa porosi që të mos zhgënjeheni

Tregtimi “online”, disa porosi që të mos zhgënjeheni

61
0
Shares

Me zhvillimet e shpejta që ka marrë informatika, po gjen gjithmonë e më shumë hapësirë investimi i kursimeve me anë të internetit apo të postës elektronike. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, (AMF) bën të ditur se “Në Shqipëri nuk ka ende një një sistem te ngritur të tregtimit në internet apo në postën elektronike dhe për rrjedhojë as AMF nuk ka një strukturë mbrojtëse për këtë lloj investimi.

Megjithatë AMF këshillon se në këto raste investimi, subjekti që ofron shërbimet e investimit duhet të jetë tërësisht i verifikueshëm me adresat e dhëna në internet (telefon, faks dhe vendndodhja) të cilat duhet të korrespondojnë saktësisht me ato reale të subjektit.

Në bazë të karakteristikave teknike interneti funksionon në nivel ndërkombëtar, pra investitorët që do të duan të investojnë në të duhet të gjejnë në fillim vendin e origjinës që e ka licencuar subjektin për të kryer këtë aktivitet dhe më pas hollësitë e tjera, sugjeron më tej AMF.

Një adresë ku janë të regjistruar pothuaj të gjitha autoritetet e vendeve të ndryshme, që mbikëqyrin tregun (Komisionet e Letrave me Vlerë) nga të cilët mund të merret informacion i saktë është: ëëë.iosco.org .

AMF këshillon që një investitor duhet të jetë i kujdesshëm në investimin e kursimeve të tij në tregun e kapitaleve. Në radhë të parë ai duhet të këtë njohuritë e mjaftueshme për tju drejtuar një investimi të tillë.

“Duhet gjithmonë të kërkoni të jeni paraprakisht të informuar, në mënyrë të saktë, mbi karakteristikat e investimit i cili ju propozohet apo keni ndërmend të kryeni si dhe risqet që shoqërojnë atë. Ndërmjetësi apo promovuesi duhet tju japin një dokument që përmban risqet e përgjithshme dhe karakteristike të investimit në fjalë” këshillon AMF. Mos u besoni propozimeve për investime me normë shumë të lartë kthimi në krahasim me tregun dhe me “risk zero”. Kujtoni gjithmonë që rendimenteve të lartë ju përgjigjen, si rregull, risqe të lartë. Të shihen me kujdes të veçantë investimet në letrat me vlerë derivate.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY