Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës...

Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

44
0
Shares

“Kërcënim ndaj opozitës me mercenarët e gjykatës së Lartë, e ka quajtur padinë e paralajmëruar të Edi armës ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi.
Duke bërë të ditur më tej se me fakte Vokshi denoncoi korrupsionin në shëndetësi, Basha shtoi më tej se në çdo tender e koncesion kryehajdtuti Rama ka konsoliduar ortakërinë me hajdutët e gjyqësorit.
“E siguroj atë dhe skotën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që i bëjnë temenara dhe qoka duke shkelur ligjin se jo vetëm opozita, PD dhe çdo përfaqësues i saj do të denoncojnë korrupsionin e Edi Ramës, por se ai dhe banda që e rrethon në qeveri e gjyqësor, do të kenë fundin e hidhur që u rezervon populli hajduteve të babëzitur si këta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet”, përfundon deklarata e kryedemokratit Lulzim Basha.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha


lbs“Kercenimi i kokoshit 200 milionesh sot ndaj Albana Vokshit, pas nje serie denoncimesh kurajoze, me fakte e me prova per korrupsionin ne shendetesi, per zhvatjen qe ai po i ben parave te shqiptareve me miliarda cdo muaj, tregon dy gjera. Se kryehajduti Edi Rama permes mashes se tij Ilir Beqa i kane vjedhur ato miliona euro dhe po vjedhin dhe sot te tjera. Dhe se ai ka ne sherbim te tij drejtesine e gjyqtaret e tij mercenare ne Gjykaten e Larte, me te cilen kercenon opoziten dhe fjalen e lire. Ky shef i hajduteve te qeverise qe ka dore ne cdo tender e koncesion, ka konsoliduar ortakerine me hajdutet e gjyqesorit, ku kerkon te mbylle gojen e opozites e te marre certifikata integriteti.
Kercenon me ata gjyqtare te korruptuar e te kapur qe denuan Ristanin e Paloken sepse denoncuan lidhjet e tij me krimin, dhe nxoren pa njolle e pa cene perfaqesuesit e krimit, Arben Ndoken e Pjerin Ndreun qe bota mbare i pa te godisnin opoziten brenda ne Kuvend. Ja kjo eshte drejtesia qe do kokoshi. Te ruaje mercenaret qe i ka, e te nenshtroje cdokend tjeter qe ende zbaton ligjin e jo urdherat e tij. Sepse do te vjedhe i qete cdo pasuri qe ka mbetur ende pa e plackitur e shitur, dhe nuk do as zhurme. Do qetesine permes kercenimit me gjykate te opozites.
E siguroj ate dhe skoten e prokuroreve dhe gjyqtareve te korruptuar qe i bejne temenara dhe qoka duke shkelur ligjin se jo vetem opozita, PD dhe cdo perfaqesues i saj do te denoncojne korrupsionin e Edi Rames, por se ai dhe banda qe e rrethon ne qeveri e gjyqesor, do te kene fundin e hidhur qe u rezervon populli hajduteve te babezitur si keta. Ky regjim mafioz duhet shkallmuar nga themelet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY