FOTO/ Restoranti shqiptar me famë në SHBA, gatuan, taseqebab, fasule, byrek me...

FOTO/ Restoranti shqiptar me famë në SHBA, gatuan, taseqebab, fasule, byrek me spinaq, qofte etj…

373
0
Shares

Gjithçka shqiptare, nga grosha e famshme, buka e përgatitur vetë e deri te byreku me spinaq. Këto janë edhe pjatat e preferuara në restorantin “Pravue” në Queens në SHBA, në pronësi të një shqiptari, Sead Duraku, që nga banorët njihet me emrin Sal.
Duraku e inauguroi restorantin e tij korrikun e vitit të shkuar në Queens, një nga qytetet me popullsi më të madhe shqiptare në Amerikë.
21-1Prestigjozja amerikane “The New York Times” i ka dedikuar shqiptarit një artikull të veçantë, pikërisht për groshën që përgatitet sipas traditës shqiptare.
“Në derën e restorantit, Seadi ka vendosur një shqiponjë të zezë dy krenare, me krahët shtrirë në një fushë të kuqe. Një skemë që lidhet me luftën e fisnikëve shqiptarë në Mesjetë, që luftonin për liri nga perandoria otomane”, theksohet në artikull.
24-1Seadi e menaxhon restorantin me vëllain e tij, Rizo. Me origjinë nga Mali i Zi, familja Duraku emigroi në SHBA në vitin 1994, kur dy vëllezërit ishin ende fëmijë.
29-1Gazetari përpiqet në shkrim të shpjegojë mënyrën sesi gatuhet grosha sipas shqiptarëve, një supë e trashë me fasule, që zihet për orë të tëra e që shërbehet në pjata, me mish apo pa mish, sipas preferencave dhe sigurisht me bukë.
25-1Byreku, që sërviret i prerë në formë të ndryshme por sipas traditës shqiptare, është gjithashtu një nga ushqimet e preferuara, mes të cilave byrek me mish, me spinaq dhe qumësht.
Pjata më e preferuar nga shqiptarët në Queens është tasqebapi, me lëng dhe mish, piper të kuq dhe kajmak.
23-1“Pravue” ndahet në dy dhoma të vogla, me tavolina dhe karrige modeste.
Nuk mungojnë ëmbëlsirat shqiptare, mes tyre tollumbat.  “The New York Times” rekomandon lexuesit, që të provojnë së paku një herë groshën e famshme shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY