Spiunët brenda institucionit, status të mbrojtur nëse denoncojnë shefat

Spiunët brenda institucionit, status të mbrojtur nëse denoncojnë shefat

41
0
Shares

Spiunët e ndërmarrjes nuk do të jenë të legalizuar vetëm në institucionet publike por edhe në ndërmarjet private.

Sipas një ligji të ri tashmë gati për aprovim cdo institucion që ka mbi 100 punonjës dhe çdo biznes privat që ka mbi 80 të punësuar, do të detyrohet të krijojë një njësi të posaçme për “spiunët”, të cilët do të kenë si detyrë të denoncojnë shefat e tyre për rastet e korrupsionit.

Sinjalizuesit ose bilbilfryrësit do të fitojnë status të vecantë në vendin e punës nëse do të denoncojnë pranë njësisë së posaçme që do të krijohet raste kur drejtuesit e tyre, kompania apo institucioni që ata punojnë, kryen shkelje të ligjeve në fuqi.

Bizneset do të rrezikojnë deri në 100 mijë lekë gjobë në rast se nuk e krijojnë këtë strukturë pas hyrjes në fuqi të ligjit të qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY