FOTO/ Itali, përplasen tre makina, humb jetën një i ri shqiptar

FOTO/ Itali, përplasen tre makina, humb jetën një i ri shqiptar

44
0
Shares

Një i ri shqiptar ka humbur jetë në një aksident tragjik të ndodhur të hënën në Ravena.
Aleksandër Ferhati, 26 vjeç u përfshi në një aksident ku u përplasën tri makina, një “Volkswagen Polo”, “Peugeot 306” dhe një “Peugeot 206”.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit, ku shqiptari ndodhej në bordin e makinës tip “Polo”. 26-vjeçari po shkonte në punë drejt Ravenës, ku punon si mekanik.
Sipas rindërtimit të aksidentit, Ferhati është përplasur kokë më kokë me “Peugeot 306”, e cila drejtohej nga një 60-vjeçar. I moshuari në mënyrë të pa shpjeguar po ecte në korsinë e kundërt. Në aksident u përfshi edhe një 36-vjeçar me “Peugeot 206” që po ecte pas makinës së drejtuar nga shqiptari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY