2 ngjarjet më të mëdha për 2015 sipas Presidentit Nishani

2 ngjarjet më të mëdha për 2015 sipas Presidentit Nishani

59
0
Shares

Presidenti Bujar Nishani thotë se viti 2015 ishte një vit jo i lehtë, që shënoi suksese por edhe vështirësi, në urimin e tij për Vitin e Ri.

Ai ka shënuar dy ngjarje që sipas tij e bëjnë vitin 2015 një vit historik për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.

Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në historinë e saj në kampionatin evropian që do zhvillohet në qershor të këtij viti në Francë duke gëzuar një komb të tërë.

Gjithashtu, dy javë më parë Nënë Tereza u shpall zyrtarisht shenjtore nga Papa Françesku, duke bërë sërish krenar mbarë kombin shqiptar, të cilit kjo grua e rrallë i përkiste, siç e thoshte vetë, nga gjaku dhe origjina.

Ndërsa ndër ngjarjet e dhimbshme Presidenti vecon azilantët shqiptarë të 2015. “Fatkeqësisht shumë nga bashkëqytetarët tanë, kryesisht të rinj, u larguan nga atdheu për një jetë më të mirë gjatë këtij viti. Eksodi i ri i shqiptarëve e shënoi vitin 2015 po aq sa ngjarjet që përmendim, duke na shkaktuar dhimbje” deklaron ai.

Nuk ka më kohë për retorikë, për konfliktualitete të panevojshme, lajmëron Presidenti. Vendi ka nevojë për më shumë punë, për më shumë shpresë, për më shumë dialog. Vendi ka nevojë për më shumë pozitivistet, përfundon urimin e tij për vitin e ri 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY