Arben Ristani: Opozita po udhëheq reformën në drejtësi

Arben Ristani: Opozita po udhëheq reformën në drejtësi

78
0
Shares

“Pas takimit me Meten, pseudoreformatori Rama, u shpreh se “opozita u perpoq te ndalte trenin e reformes ne drejtesi, por i hipi vete atij treni”. Ne fakt sado qe ulurin boria e makines shtetrore shkataraqe te Rames dhe Metes, nuk e fsheh dot te verteten. Rama u detyrua te nderroje tren.
Venecja e hipi dhe Ramen ne trenin e opozites per drejtesi europiane dhe jo drejtesi kolumbiane, sic donte ai. Tani opozita do udheheqe reformen per ta cuar trenin ne destinacion”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në përgjigje të Ramës.

Sot u takuan sërish drejtuesit e mazhorancës, Rama dhe Meta takim në të cilin u përfshinë edhe Ministri i Drejtësisë Manjani, krerët e grupeve kuvendore Ruçi e Vasili si dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj.

Reforma në drejtësi ishte tema kryesore mes disa çështjeve qe u diskutuan për afro tre orë.

Rama dhe aleati i tij Meta, për herë të parë së bashku dhanë dakortësinë e plotë për rekomandimet paraprake të Komisionit të Venecias. Një shtysë e mirë dhe e mjaftueshme që sipas tyre, do ta finalizojë reformën në pranverë.

“Ekspertë të PD-së ia janë bashkuar atyre të misioneve ndërkombëtare të drejtësisë në Tiranë, OPDAT dhe EURALIUS dhe po punojnë mbi rekomandimet e Venecias”, deklaroi dy ditë më parë nënkryetari i komisionit të reformës, Eduard Halimi, e cila ishte publikuar edhe sot në gazetën zyrtare të PD-së, RD.

Pak ore pas takimit të kryeministrit Rama me aleatin e tij Ilir Meta, per reformën ne drejtësi, ka reaguar Partia Demokratike. Ne nje postim ne Facebook, sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i kthen përgjigje deklarimeve te shefit te qeverise per qëndrimin e selisë blu. “Pas takimit me Metën, pseudoreformatori Rama, u shpreh se ‘opozita u përpoq te ndalte trenin e reformës në drejtësi, por i hipi vetë atij treni’. Në fakt, sado që ulërin boria e makinës shtetërore shkatarraqe e Ramës dhe Metës, nuk e fsheh dot të vërtetën. Rama u detyrua të ndërrojë tren. Venecia e hipi Ramën në trenin e opozitës për drejtësi europiane dhe jo drejtësi kolumbiane siç donte ai. Tani opozita do të udhëheqë reformën për ta cuar trenin në destinacion”, shkruan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY