FAKSIMILE/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Shoqatës së Tregtarëve për gjobat tatimore

FAKSIMILE/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Shoqatës së Tregtarëve për gjobat tatimore

144
0
Shares

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se pranon ankimimin e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut lidhur me ligjin e ri mbi procedurat tatimore.
Në fund të nëntorit organizatat e biznesit njoftuan se e dërguan ligjin në Kushtetuese.
Hapin e ka hedhur Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve e drejtuar nga Nikollaq Neranxi, duke kërkuar paraprakisht nga Gjykata pezullimin e ligjit dhe më pas rishqyrtimin e tij.
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë gjithashtu paralajmëroi dërgimin e ligjit në Kushtetuese.
Ligji parashikon dënim deri në 3 vite burg për të gjithë ata biznesmenë që kapen pa dhënë kuponin tatimor.
Ndër masat kryesore që forcohen nga këto ndryshime janë:
– 10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
– Gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
– Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
– E drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
– Ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
– Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY