Besnik Mustafaj flet për vitet ‘90: Nëse do të vijonte PPSH, shanse...

Besnik Mustafaj flet për vitet ‘90: Nëse do të vijonte PPSH, shanse do të kishte vetëm Edi Rama

79
0
Shares

Njëri nga protagonistët kryesorë të lëvizjes së Dhjetorit të vitit 1990 që shënoi lindjen e pluralizmit politik dhe shënoi rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, të parës parti opozitare pas 45 vitesh diktaturë, Besnik Mustafaj në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” bën një “skaner” të zhvillimit të asaj periudhe, por dhe në tërë këto vite.
Ai shprehet se lëvizja e dhjetorit ka qenë dita më e bukur e jetës së tij, duke nënvizuar kontributin e të gjithë atyre idealistëve që u përfshinë në lëvizjen që rrëzoi diktaturën, ndërsa ka nënvizuar faktin se sakrifikoi për lirinë të shkruarit, duke dhënë kontribut në lëvizjen demokratike e politikë, dhe gjetur vendin ku kontribuonte më shumë, në diplomaci. Për të si gjithkund ku ngjarjet vijnë papritur, është fataliteti i popujve dhe shoqërive në momentet dramatike të kthesave rrënjësore historike që të bien në dorë të amatorëve.
Duke folur për Berishën, Mustafaj thotë se ai e kupton se cikli i jetës politike të një individi ka ca limite që demokratët i respektojnë si të dobishme për interesin publik dhe se ai nuk mund të ishte protagonist në 25 vjetor për arsye të natyrshme që burojnë nga cikli i tij biologjik si njeri. Për të, Basha është kryetari legjitim dhe i vetëm i PD.
Si njëri ndër themeluesit e PD shprehet se Majko, Meta dhe më vonë Rama, pavarësisht se janë në kampe të ndryshme politike, janë kontributorë të lëvizjes së dhjetorit që kurrsesi nuk mund të pronësohet as nga PD, pavarësisht se PD bën atë që i takon duke e vënë në krye të kalendarit të saj këtë datë.
Për Edi Ramën ai ka edhe një këndvështrim, tjetër,paksa më ndryshe.
“Nëse vijonte PPSH, shanse do të kishte vetëm Rama”, shprehet në tej Mustafaj.
Duke analizuar protestën e PD, tre ditë më parë, e cilëson atë objektive.
“Protesta në 8 dhjetor ishte objektive”, thotë Mustafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY