Dyqanet: Ndalohet lajmërimi “dyqani mbyllet, malli likuidohet”

Dyqanet: Ndalohet lajmërimi “dyqani mbyllet, malli likuidohet”

186
0
Shares

Ministria e Ekonomisë ka përpiluar një kod etike për bizneset përmes të cilit rregullohet marrëdhënia e tyre me klientët por edhe me administratën kontrolluese.

Nga mashtrimi me markat, presioni ndaj konsumatorëve, premtime për çmime që nuk ekzistojnë, shfrytëzimi i fëmijëve për të bindur prindërit, praktikat agresive, mashtruese apo “peshkuese” e deri te shpalljet “Dyqani mbyllet, malli likujdohet”.

Ministria e Ekonomisë ka bërë publike 31 praktikat e ndaluara, të cilat në asnjë rast nuk mund të përdoren nga bizneseve për të shitur mallra apo shërbime, të bazuara në legjislacionin për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Praktikat e mëposhtme çorientuese dhe agresive janë gjithnjë të ndaluara në çfarëdo rrethane dhe në çdo rast, pavarësisht nëse deformojnë ose jo sjelljen dhe vendimmarrjen e konsumatorit”, thekson Ministria në dokumentin ku përcakton 31 praktikat që nuk mund të përdoren nga tregtarët në dëm të konsumatorëve, të cilat janë publikuar sot ne shqiptarja.com.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY