FOTO LAJM/ Pikturat e Ramës “denoncojnë” drekat e (pa)paguara dhe “uzurpimin” e...

FOTO LAJM/ Pikturat e Ramës “denoncojnë” drekat e (pa)paguara dhe “uzurpimin” e lokaleve të preferuara

486
0
Shares

Vizitorët e ekspozitave të kryeministrit Edi Rama kanë rast të mësojnë ndonjë gjë nëpërmjet pikturave të tij, për më tepër të krijojnë edhe ndonjë “mendim të gabuar”. Rasti konkrete është kjo pikturë, nën të cilën, mëson shumë edhe nga kjo axhentë, me gjasa e viteve më parë, kur Edi Rama ishte në opozitë.
Ajo çfarë mund të mësojnë vizitorët, edhe ata të huaj, natyrisht në qoftë se kuptojnë shqip, është se opozita për Edi Ramën paska qenë “e lodhshme”…, për shkak të drekave… E ndërsa Edi Rama ngushëllonte veten por edhe “të ftuarit”, se dreka ishte e paguar, për analogji mund të mësojmë sot nga e njëjta pikturë të tjera gjëra… Si bie fjala, sot Edi Rama i ka zëvendësuar drekat me udhëtime dhe hapje ekspozita jashtë shtetit… Problemi është kush i paguan sot këto udhëtime në “bisness class”, për më tepër edhe këto ekspozita të hapura në ekstremet e globit…?!
Me shumë gjasa këto pyetje do të marrin përgjigje pas disa vitesh, kur Edi Rama të ekspozojë pikturat e realizuara në axhentat e ditëve të sotme.
… Sa për ankesën se lokalin te “dy kullat” ia kishin zënë për një drekë qeveritare…, këtu nuk ke çfarë të mësosh, veç konfirmimit, se si në opozitë që ishte, Edi Ramës i duhej të ankohej për çdo gjë, për ish-mazhorancën…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY