Franca qetësohet, policia liron pengjet

Franca qetësohet, policia liron pengjet

28
0
Shares

Forcat speciale të policisë franceze kanë liruar familjen e bankierit që ishte marrë peng. Ngjarja ka zgjatur më shumë se 3 orë, që kanë përfunduar me lirimin e familjes ku ndodheshin edhe disa fëmijë.

Pengmarrësit të armatosur me armë lufte, morën peng familjen 3 orë më parë në Roubaix, në veri të Francës, në kufi me Belgjikën.

Konfirmohet fakti se bëhet fjalë për një grabitje që ka shkuar keq, tha kryebashkiaku i qytetit, që edhe më parë theksoi se nuk bëhej fjalë për ndonjë akt terrorist.

Pengmarrja e familjes

Pengmarrje me armë në Francë. Ngjarja është duke ndodhur në veri të vendit, në kufi me Belgjikë. Ngjarja është duke ndodhur në rrugën “Gustave Delory” në qytetin Roubaix.

Sipas RTL, ngjarja është duke ndodhur në kufi me Belgjikën. Policia ka tentuar që të ndërhyjë Policia ka tentuar që të ndërhyjë në këtë ngjarje, por pengmarrësit kanë qëlluar me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe trupat speciale “RAID”. Burime të ndryshme informacioni thonë se ngjarja ka të bëjë me një grabitje, ndërsa të tjera burime thonë se është një pengmarrje.

Mësohet se ka edhe persona të plagosur, siç bëjnë të ditur mediat franceze që citojnë burime nga mjekët e rajonit.

Pengmarrja është duke ndodhur në një stacion shërbimit në Roubaix, shkruan “Voix du Nord”.

Sipas “Le Figaro”, që citon burime të policisë, peng janë marrë drejtori i një banke dhe familja a tij. Janë disa persona të plagosur me armë zjarri në këtë ngjarje, sepse pengmarrësit kanë qëlluar me armë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY