FOTO/RD: Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, pas kompanive kineze që do marrin...

FOTO/RD: Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, pas kompanive kineze që do marrin Spitallën

1300
0
Shares

Në foto, Olsi Rama me përfaqësuesit e konsorciumit kinez

Olsi Rama , vëllai i Kryeministrit Edi Rama besohet se qëndron prapa firmës që pritet të fitojë koncesionin e zonës së lirë ekonomike të Spitallës prej 500 hektarë dhe për 99 vjet.

Sipas gazetës Rilindja Demokratike pas konsorciumit kinez fshihet vëllai i Kryeministrit.

Gazeta ka publikuar dy fotografi ku Olsi Rama është me drejtuesit e kompanive. Ndërkohë sipas RD ai ka qënë i dërguari zyrtar i qeverisë shqiptare në këto negociata sëbashku me Këshilltarin tregtar të Ambasadës Krivis meci dhe Gëzim Mance, përfaqësues për investimet në Shqipëri.

Sipas RD konsorciumi kinez nuk plan real biznesi. Ajo cafrë ata do të bëjnë në Shqipëri është shitja e vizave dhe rezidencave të përhershme për shtetas kinezë, i cili është një nga bizneset më fitimprurëse në Kinë. Qeveria Rama do të bëjë një paketë ligjore, ku çdo shtetas i huaj që investon mbi 200 mijë euro në Shqipëri merr automatikisht leje qendrimi në Shqipëri.

Në vijim të këtij shkrimi, shkruhet se kompania italiane “RENDur4” sh.p.k. që mori pjesë në tenderin e zhvilluar tri ditë më parë në Ministrinë e Ekonomisë, është një firmë fantazim që nuk ekziston fare në Itali pasi nuk gjendet në regjistrat tregtarë italianë.

Ndërsa në regjistrin kompanive të qeverisë kineze ka informacion të detajuar për dy kompanitë tjera.

“Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” është një kompani shumë e vogël me një kapital prej 2.7 milionë euro, nuk ka faqe interneti dhe ka blerë së fundmi aksionet e të një prodhuesi të vogël farmaceutik.

Ndërsa kompania tjetër “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd” ka në aktivitetin e saj mirëmbajtjene shtëpive të pleqve në Kinë.

spitalla faksimile e rd

Tri ditë më parë, ministria e Ekonomisë zhvilloi garën për zonën e lirë ekonomike të Spitallës ku në konkurrim u paraqitën 2 oferta. Konsorciumi i kompanive kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë USD. Periudha e përfundimit të të gjitha fazave e ofruar është 9 vjet ndërsa aktivitetet që do të zhvillohen brenda në zonë përfshijnë industrinë e lehtë dhe atë të mesme. Në planin e saj të biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijë vendeve të punës brenda periudhës në fjalë.

Kompania e dytë e cila dorëzoi ofertën e saj ishte kompania italiane “RENDur4” sh.p.k. për të cilën komisioni është duke shqyrtuar ofertën.

spitalla tenderi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY