MUND TE BLIHET POSHTE TREGUT/ Bankat shesin me Ankand me Cmim të...

MUND TE BLIHET POSHTE TREGUT/ Bankat shesin me Ankand me Cmim të Rezervuar

186
0
Shares

Bankat në përpjekje për të shitur kolateralet kanë vendosur të shpallin Ankand me Çmim të Rezervuar. Më 30 tetor, Banka Societe Generale Albania ka njoftuar se do të shesë pronat më të mira te saj, nëpërmjet kësaj metode.

“Pronat që do shpallen në ankand janë në pronësi të bankës. Banka mendoi të organizoje një ankand duke shfrytëzuar database-in tonë të klientëve potencialë, partneret tanë Agjensite RE si edhe njoftime në kanale të ndryshme mediatike”, thuhet në njoftimin e bankës.

Ky ankand do te zhvillohet vetëm me një raund, pra mundësia e blerjes me çmimin preferencial do të jepet vetëm gjatë këtij ankandi dhe nuk do të pranohen oferta pas daljes së çmimit të rezervuar.

Është hera e parë që në Shqipëri zhvillohet nje ankand me çmim të rezervuar, shkruan monitor, një revistë e njohur ekonomike në vend.

Në ankandin me çmim të rezervuar ofrohen prona të ndryshme për shitje dhe priten oferta duke filluar nga zero. Banka, nga ana e saj, ka përcaktuar një vlerë të brendshme, të cilën ajo kërkon ta rekuperojë nga pasuria që e ka marrë në pronësi nga kredimarrësi, që e kishte lënë peng për të marrë një hua në bankë, por nuk e ka shlyer atë. Kjo vlerë përcaktohet si çmim i rezervuar dhe dorëzohet e mbyllur në zarf te noteri. Psh, nëse vlera e rezervuar është 50 mijë euro dhe oferta në ankand është më e lartë se kjo vlerë, vazhdohet më tej, nëse ofertat janë më të ulëta se çmimi i rezervuar, ankandi nuk vlerësohet i suksesshëm.

Në faqen e internetit të bankës janë shpallur pronat për shitje, ku një apartament prej 182 m2 në Vlorë ka një vlerë të shënuar prej 70 mijë eurosh. Kjo është vlera e tregut e këtij apartamenti, jo çmimi i rezervuar, i cili është i skontuar dhe nuk bëhet publik (është i mbyllur në zarf siç u përmend dhe më lart).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY