Arsyetimi i Gjykatës, Ballisti në burg se shfaq rrezik shoqëror

Arsyetimi i Gjykatës, Ballisti në burg se shfaq rrezik shoqëror

235
0
Shares

Ismail Morina, tifozi i “çmendur” Kuq e Zi i cili ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndaj asnjë masë tjetër sigurie veç “arrestit me burg” nuk do të ishte e përshtatshme për të! Është ky elementi kyç mbi të cilin Gjykata e Tiranës është bazuar për të vendosur ndaj 38-vjeçarit nga Kukësi të njohur si “Ballisti” masën e sigurisë të arrestit me burg. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, të cilën Shqiptarja.com e disponon thuhet se mbajtja në publik e dy pistoletave dhe municioneve luftarake shtojnë dyshimin se Ballisti mund të kryejë vepra të rënda penale.

“Asnjë masë tjetër nuk mund të jetë e përshtatshme për shkak se vetë personi nën hetim paraqet në këto momente rrezikshmëri të lartë shoqërore. Për nga mënyra dhe rrethanat e faktit e kryerjes së kësaj vepre penale, domethënë mbajtja në publik e dy pistoletave dhe municioneve luftarake e rritin rrezikshmërinë e tij personale duke shtuar dyshimin se ai ndërkohë mund të kryejë edhe vepra të tjera penale të kësaj natyre. Personi nën hetim ndonëse ka dhënë disa sqarime në lidhje me kryerjen e kësaj vepre penale, mbetet nën rrezikun e moskuptimit të rëndësisë së marrëdhënieve të rëndësishme që cenon kryerja e veprimeve të tij. Ndonëse personi ka dhënë sqarime për zbardhjen e ngjarjes kjo nuk e ul rrezikshmërinë e tij personale”, – thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Ismail Morinës.

Gjyqtari Julian Haxhiu argumenton se fakti që Ismail Morina është tifoz i grupit “Kuq e Zi” nuk e ul rrezikshmërinë e tij dhe të veprës penale për të cilën dyshohet

“Pavarësisht se kriteret dhe kushtet e masave të sigurisë vlerësohen ne nivel personal për cdo persona nën hetim, gjykata nuk mund të bëjë përjashtime apo tajtime preferenciale kur rrezikshmëria e veprës dhe personi është e lartë”, theksohet në vendim.

Morina u arrestua në Tiranë më 7 tetor 30 minuta pas mesnate, pasi u kap me dy pistoleta, njërën në brez dhe tjetrën në makinë. Avokati i tij Ardian Visha i cili më herët ka kërkuar nga gjykata ta vlerësojë të paligjshëm arrestimin, i është drejtuar Apelit. Kjo Gjykatë do të vendosë të mërkurën për masën e sigurisë ndaj Morinës, nëse do të vijojë të qëndrojnë në burg apo do t’i japë atij detyrim paraqitje, siç kërkon mbrojtja. Ndërkohë, rreth 100 tifozë kuq e zi pritet të protestojnë të mërkurën para gjykatës, kundër arrestimit të Ballist Morinës, i cili u vu në pranga një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi e cila u luajt në “Elbasan Arena”.shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY