Arrestohet biznesmeni i ndërtimit Rrapush Hoxholli

Arrestohet biznesmeni i ndërtimit Rrapush Hoxholli

200
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar sonte biznesmenin e njohur të ndërtimit, Rrapush Hoxhollin, pronar i firmës Gora, bëjnë të ditur burime nga drejtoria e policisë së Tiranës.

Arrestimi i tij është kryer pas një vendimi për arrest që ka marrë kohë më parë Gjykata e Durrësit me akuzën e mashtrimit nëpërmjet mospërmbushjes së kontratave. Hoxholli akuzohet për marrjen e parave të klientëve të tij të ndërtimit para se të ndërtoheshin ndërtesat ndërkohë që nuk janë ndërtuar asnjëherë.

Në fakt gjykata e Apelit në Durrës e ka lehtësuar dënimin e tij duke i caktuar si masë detyrim paraqitjeje.

Pas arrestimit në Tiranë, Hoxholli është transferuar në Durrës dhe sipas procedurës pasi merret në pyetje ai duhet të lihet i lirë. Gjyqet ndaj tij janë zhvilluar në mungesë pasi prej disa kohësh ai kishte ikur nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY