Biznesmeni Ajdin Sejdia nën hetim për pastrim parash dhe mashtrim

Biznesmeni Ajdin Sejdia nën hetim për pastrim parash dhe mashtrim

1032
0
Shares

Në foto, Ajdin Sejdia me ish-Presidentin komunist Ramiz Alia në vitin 1991

Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë policisë së shtetit, kallëzon penalisht biznesmenin Ajdin Sejdia, për akuzën e mashtrimit dhe dyshimeve për pastrim të parash.

ABC News ka mësuar se sektori i Pastrimit të Parave pranë Policisë së Shtetit kanë marr një informacion të klasifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave pranë MInistrisë së Financave, ku hedh dyshime për aktivitetet të paligjshme të biznesmenit Sejdia. Mbi bazën e këtij materiali voluminoz, mësohet se policia e shtetit ka krye rnjë vërë veprimesh hetimore, duke ngrit dyshime se Ajdin Sjedia ka konsumuar element të veprave penale të “mashtrimit” dhe “pastrimit të parave”.

Për këto dyshime, materiali është dërguar në njësinë e task-forcës së prokurorisë së Tiranës, e cila ka nis verifikimin e çështjes. Për llogari të këtij hetimi, ABC News ka mësuar se prokuroria i është drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në vend për të verifikuar llogarit e bankare dhe transaksionet e kryera nga Sejdia dhe pjesëtarët e ngusht të familjes.

Mësohet se është kërkuar edhe nga Hipoteka informacion, për të verifikuar pronat dhe pasurit e palujatshme që i dyshuari Sejdia disponon apo i ka blerë kohët e fundit. Ndërsa, me anë të një shkrese zyrtare, prokuroria i është drejtuar QKR-së, ku kërkohet verifikimi i 7 kompanive të ndryshme, me të cilat dyshohet se biznesmeni Sejdia është aksioner apo ka kryer transaksione bankare. Hetuesit dyshojnë, se me anë të krijimit të disa kompanive dhe projekteve për investime në terren, Sejdia dyshohet se ka mashtruar një kompani Suedeze, nga e cila ka përfituar një shumë të konsiderushme parash. Por, edhe për këto dyshime, prokuroria tashmë po kryen verifikimet për të parë nëse pretendimet e policisë dhe drejtorisë së pastrimit të parave qëndrojnë.

Ajdin Sejdia njihet si biznesmeni i parë kosovarë që erdhi në Shqipëri në fillimet e demokracisë për të investuar në fusha të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Shqipëri pas vitit 1991 ai u arrestua për llogari të drejtësisë zviceriane të cilët e kishin dënuar për mashtrimi financiar.

Ndërkohë në vitin 2004 ai u kthye në Shqipëri për tu arrestuar në prill të 2013 për llogari të drejtësisë arabe që e kërkonte për mashtrim bankare. Edhe për këto akuza ai nuk u ekstradua në Arabi çka u la i lirë për të konkuruar me kompanitë e tij në tendera publik, ku edhe ka fituar të drejtën e ndërtimit të një parku energjetik në zonën e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY