Përmet, për 48 goma kontrabandë në pranga dy doganierë dhe një biznesmen

Përmet, për 48 goma kontrabandë në pranga dy doganierë dhe një biznesmen

53
0
Shares

Foto Ilustruese

Burime të policisë së Përmetit, kanë bërë ët ditur se sot u arrestuan në flagrancë Odhise Kosta, 50 vjeç banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabandë  me mallra të licencuara”, parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal.
Të njëjta burme bëjnë të ditur se u arrestuan edhe doganierët, Sokol Kamenica, 29 vjeç banues në Korçë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe Orland Çepani , 34 vjeç banues në Këlcyrë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas policisë, mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi, në orët e mbrëmjes së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, gjatë kontrollit  në hyrje të qytetit Përmet të automjetit me targa TR 1630 S me drejtues shtetasin Odhise Kosta janë konstatuar  48 goma automjetesh në dukje të përdorura, të cilat dyshohet se janë kaluar kontrabandë  në doganë “Tre Urat” Përmet në kohën që me shërbim kanë qenë doganierët Orland Çepani dhe Sokol Kamenica.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY