Mazhoranca humbet 84 votat, shtyhen ligjet me shumicë të cilësuar

Mazhoranca humbet 84 votat, shtyhen ligjet me shumicë të cilësuar

37
0
Shares

Mungesa e mbështetjes së deputetëve brenda vetë PS për votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, duket se është arsyeja që po çon në shtyrjen e vazhdueshme të votimit të tyre në seancë plenare.
Ndryshimet në kodin rrugor, në ligjin e nëpunësit civil dhe ato në kodin penal kanë hasur kundërshtime të forta në komisione nga vetë deputetët e PS dhe ata të LSI.
Burime brenda grupit parlamentar të PS i thanë Ora News se është pikërisht mungesa e mbështetjes së këtyre projektligjeve në komisionet përgjegjëse që ka detyruar shumicën që të tërhiqet nga votimi i tyre deri në gjetjen e një konsensusi të brendshëm.
Ora News pyeti edhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin se kur do të hidhen për votim këto ligje.
“Janë qëndrime deputetësh dhe besoj se duhet pak më tepër kohë që të njehsohen të gjithë me atë qëndrim ta pranojnë ose jo”, u shpreh Felaj.
Për shtyrjen e votimit të këtyre ligjeve iu përgjigj në Ora News edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.
Por edhe në rast se shumica do të ishte dakord me projektligjet duket se 84 votat janë vështirë për t’u mbledhur, thënë kjo edhe nga një ministër bëhet edhe më e besueshme.
“Po nuk ka probleme me LSI në këtë histori, problemi i 84 votave. Pra asnjë nga reformat e ndërmarra nuk do të ketë një tërheqje prapa”, u shpreh Klosi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY