Biznesi i kanabisit, nën hetim dhjetra policë dhe punonjës të Portit ...

Biznesi i kanabisit, nën hetim dhjetra policë dhe punonjës të Portit të Durrësit

42
0
Shares

Grupi i biznesmenëve që zhvillonin grumbullimin dhe shitjen në sasi të mëdha të hashashit mund të kenë korruptuar dhe përfshirë në rrjet punonjës të Portit të Durrësit dhe policë që shërbejnë në këtë Port.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se janë nën vëzhgim edhe shumë persona të tjerë të cilët mund të arrestohen nga casti në cast sapo të plotësohet dosja e tyre e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në trafik.

Biznesmenët ia kanë dalë të transportojnë nëpërmjet Portit të Durrësit sasi të mëdha droge për në Itali. Të paktën 3 muajt e fundit që rrjeti i tyre është vënë në përgjim.

Ndërkohë ka filluar hetimi i pasurisë cfarë pritet të shoqërohet me konfiskime të bujshme. E gjithë pasuria, shtëpitë, lokalet, bizneset dhe llogarite bankare te shtate biznesmenëve te arrestuar pak ditë me pare per trafik droge, po verifikohen nga Prokuroria.

Burime nga grupi hetimor thonë se nje shkrese zyrtare i eshte dërguar bankave si dhe te gjitha zyrave te pasurive te paluajtshme, per te marre informacion ne lidhje me pasuritë e te arrestuarve dhe te familjareve te tyre, qe dyshohet te jene vene nga aktiviteti kriminal.

Tri ditë më parë policia arrestoi 7 persona ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Një pjesë e tyre janë të njohur për bizneset që ata kanë në Tiranë dhe qytete të tjera si dhe për lidhjet që kanë me zyrtarë të lartë të qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY