Kurbin, arrestohen motër e vëlla, vranë bashkëfshatarin për disa rrënjë gështenjash

Kurbin, arrestohen motër e vëlla, vranë bashkëfshatarin për disa rrënjë gështenjash

112
0
Shares

Arma e krimit

Strukturat e Policisë Vendore në Lezhë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve motër e vjella, Indrit Ndoci, 29 vjeç dhe Xhoana Ndoci, 24 vjeçe, banues të dy në Selitë Kurbin. Sipas policisë, këta dy shtetas u arrestuan pasi më datë 12. 10. 2015, pas një konflikti për motive pronësie, të shfrytëzimit të pyllit të gështenjave, kanë vrarë me armë zjarri bashkëfshatarin e tyre
Ndrec Prendi, 58 vjeç.
Policia sqaroi se konflikti kishte nisur që prej kohësh midis familjes “Ndoci” dhe “Prendi” për një sipërfaqe prej rreth dy dynym toke me gështenja që gjendet në vendin e quajtur “Lajthiza e madhe”, Selit Kurbin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale, “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim”, “ Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”, parashikuar nga nenet 76-25 e 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY