Fier, bilanci i përmbytjeve 600 shtëpi dhe 150 biznese nën ujë

Fier, bilanci i përmbytjeve 600 shtëpi dhe 150 biznese nën ujë

41
0
Shares

Rreth 600 shtëpi dhe 150 lokale e objekte tregtimi janë përmbytur në Qarkun Fier nga dalja prej shtratit e lumenjve Seman e Vjosa, ndërsa dëme të pallogaritshme ka sjellë brenda qytetit edhe lumi Gjanica.
Kjo situatë e rëndë bëri që gjatë orëve të para të mëngjesit të evakuohen mbi 300 banorë të vendosur nëpër banesa në zonat e prekura nga lumi. Ndërsa 30 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në dy konvikte.
Më shumë e rënduar gjendja është paraqitur në lagjen “1 Maji” dhe “Kryengritja e Fierit”, në lagjen “Liri” dhe në lagjen “Sheq i Madh”.
Përveç banesave të vendosura rreth shtratit të tij, lumi Gjanica vërshoi edhe në territorin e lagjeve të tjera përreth, ku uji ka mbuluar katet e para të disa subjekteve tregtare, duke përmbytur gjithë mallrat që ishin në to.
Shtabi i emergjencave civile tregon se 60 mjete të emergjencave civile janë vënë në dispozicion për evakuimin e banorëve, ndërsa shprehen se do të jenë në gatishmëri të plotë.
Prefekti i qarkut, Xhevit Bushaj, thotë se operacioni do të vijojë deri në qetësimin e situatës.
“Së bashku me Bashkinë Fier, policinë e institucione të emergjencës jemi vendosur në të gjitha pikët e konsideruara të nxehta dhe situatën e kemi nën kontroll. Janë evakuuar gjithë banorët që rrezikohen, si në qytetin e Fierit, ashtu edhe në rrethinat e prekura nga përmbytjet. Kërkojmë vëmendjen e banorëve të tjerë, nëse do të ketë raste që kanë nevojë për ndihmë, të na lajmërojnë”, ka thënë Bushaj.
Shtabi bën me dije se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut situata është normalizuar.
Ndërkaq ministria e Bujqësisë pritet që të bëjë vlerësimin e tokave të përmbytura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY