Rama ngushëllon kombëtaren për humbjen, Vucic uron lojtarët serbë

Rama ngushëllon kombëtaren për humbjen, Vucic uron lojtarët serbë

34
0
Shares

Kryeministri Rama pas përfundimit të ndeshjes ka shkuar në dhomat e futbollistëve tanë në stadium duke i ngushëlluar ata për humbjen.

Futbollisti i kombetares Elseid hysaj ka bërë të ditur se Gianni de Biasi dhe Edi Rama kanë kërkuar nga lojtarët që të harrojnë këtë humbje dhe të mendojnë për ndeshjen ndaj Armenisë. “Trajneri dhe kryeministri na kanë thënë që të harrojmë këtë që ndodhi dhe të mendojmë për Armeninë. Kemi një mundësi që nuk duhet ta humbim”, ka thënë Hysaj.

Ndërsa më pas Kryeministri ka postuar mesazhin për humbjen:

“Barazimi do qe me i drejte po ky eshte futbolli. Sot lojtari me i mire ishte publiku fantastik kuqezi.

Neser dite e re endrra vijon ne Armeni!”

Në të njëjtën kohë kryeministri i palës fituese, Aleksandër Vuçiç shkruan “Urime lojtarëve tanë, ata e meritonin këtë fitore dhe një lojë të ndershme siç tregoi ndeshja sot”, shkruan Vuçiç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY