LSI tërhiqet, nga “impulset e reja qeverisëse”, në “ndryshimet e qeverisë nuk...

LSI tërhiqet, nga “impulset e reja qeverisëse”, në “ndryshimet e qeverisë nuk janë qasja jonë”

36
0
Shares

“E rëndësishme është perfomanca e suksesshme e qeverisë, çështja e ndryshimeve me persona dhe emra nuk është qasja jonë. Mbështesim punën e qeverisë, kryeministri ka tagrin për ndryshime. Kur do të bëjë ndryshime do të ketë mbështetjen tonë”, deklaroi sot deputeti i LSI-së, kryetari i këtij grupi parlamentar, Petrit Vasili.
Kjo deklarata ishte krejt e ndryshme, e kundërta e pak ditëve më parë, kur në konfirmim edhe të qëndrimit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, Vasili u shpreh për “impulse të reja në qeveri”.
Duke u rrekur në lojërat e fjalëve me 1 milion votat e 2013 dhe po aq në 2015, me synim të konfirmimit edhe në 2017, Vasili nuk gjeti ndonjë justifikim më shumë se sa fraza “asgjë nuk ka ndryshuar brenda pak ditësh”, në përgjigje edhe të interesimit të gazetarëve, për shkakun e ndryshimit të qëndrimeve të LSI-së, në raport me qeverinë.
Takimet e djeshme Rama – Meta i ka quajtur rutinorë, si të zakonshëm , për çdo ditë të mërkurë,në prag të seancës Plenare të Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY