INTERVISTA/ Flet kushëriri i Saimir Tahirit: Jam biznesmen perimesh dhe jo trafikant

INTERVISTA/ Flet kushëriri i Saimir Tahirit: Jam biznesmen perimesh dhe jo trafikant

104
0
Shares

Një prej njerëzve më të akuzuar së fundmi nga opozita, i afërmi i ministrit Saimir Tahiri, Artan Habilaj reagon për herë të parë në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij. Në intervistën e dhënë për gazetarin e “News24”, Enrik Mehmeti, ai jep përgjigje mbi akuzat që rëndojnë mbi të dhe familjen e tij duke nisur që nga automjeti dhe deri te parcelat me drogë.
Duke theksuar se është kushëri i largët i ministrit Tahiri, Habilaj tregon se makina me targën aq të përfolur nga opozita ka udhëtuar në drejtim të Greqisë disa herë pasi babai i tij ka qenë i sëmurë. Më tej Habilaj shprehet se, ish-polici Dritan Zagani i ka vënë njëherë gjobë, ndërsa vë në dukje se ai është thjesht një biznesmen i fruta-perimeve por edhe produkteve te tjera me Greqine dhe Italine dhe asnjëherë nuk ka trafikuar asnjë send.
“Me makinë me targën aq të përfolur kam lëvizur disa herë drejt Greqisë për shëndetin e babait tim. Me Tahirin jemi kushërinj të largët. Leket e gjetura në Durrës janë të biznesit, mu kthyen pasi e fitova gjyqin.  ‘Audi’ AA 033 GB nuk është ndaluar asnjëherë në Fier. PD të faktoj akuzat pasi do ti kallëzoj për shpifje. Po na dëmtohet jeta dhe biznesi pa të drejtë, jam biznesmen jo trafikant. Dritan Zagani kur ishte në polici më vuri gjobë”, është shprehur Altin Habilaj për TV “News 24”.
Ai ka sqaruar edhe publikimin e një fotoje ku duket kusheriri i Tahirit me shefin e Kufirit në Dhërmi.
“Fotoja me Sokol Boden është bërë në një festë fetare”, sipas tij.
PD publikoi disa foto në të cilat, “Moisi Habilaj, kushëriri i preferuar i Tahirit” shihet “në një lidhje të ngushtë bashkëpunimi me kreun e policisë kufitare në Dhërmi”. Në Dhërmi, aty ku sipas dëshmisë së oficerit të lartë të antidrogës Zagani, banda e drogës magazinon mallin dhe e bën gati për ta nisur në Itali”.

Nuk ka pasur asnje skaf timin ne Delta Force, tha Habilaj duke theksuar se keto ajne endrra te opozites.
Habilaj nuk ngurron të shtojë se do të kallëzojë në prokurori akuzat e opozitës.
“Të faktojë akuzat sepse po na dëmtohet jo vetëm biznesi por dhe jeta nga deklaratat e PD. I kerkoj te lene te qete familjen Habilaj. Ne kemi biznes qe paguan taksat e shtetit, firma eshte ABF shpk”, tha Artan Habilaj. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY