Piro Ahmetaj i përgjigjet Z. Kërriç, deputetit të keqpërdorur

Piro Ahmetaj i përgjigjet Z. Kërriç, deputetit të keqpërdorur

197
0
Shares

Gjenarali Piro Ahmetaj, i cili disa ditë më parë dha dorëheqjen si Këshilltar Ushtarak i presidentit, ka reaguar ndaj sulmeve, edhe pas dorëheqjes, nga disa deputetë të mazhorancës.
Gjeneral Ahemtaj, tregohet “origjinal” në këtë reagim, se nuk përpiqet ti thërrasë deputetët me pseudonime të mundshme, por ju drejtohet atyre në mbiemër, por të përkthyer në gjuhë të huaj, njëri prej të cilëve përkthehet në “Kërriç”…

Reagimi i plotë i Gjeneral Piro Ahmetaj, në “Facebook”

capturekcNë vijim, të dinamikes së qëndrimeve publike në lidhje me statusin “agjitacion e propagandë në f.b” – për respektin Tuaj (mëshirë për lukuninë e diarresë gojore!!) si dhe për të qetësuar shtetarët, që u keqdevijuan në “ndëshkimi i institucionit të fjalës”, dhe jo me faktet dhe rreziqet që kërcënojnë përditë stabilitetin e shoqërisë, më duhet të ri-qartësoj sa vijon:
Së pari, nuk kam ikur “me bisht në shalë”, siç dërdëllis një apo disa të lajthitur nga pleqëria, nga paranoja e krimeve në kohën e komunizmit, lidhjet me oligarkët e sofistikuar dhe mediokriteti për tu mëshiruar. Kështu, Kryetari KSK dhe deputeti Çuko do të përballen në gjykatë me ligjin, për “shpifje dhe denigrim” dhe në vijim vetëm shoku Braho do përballet me “shpërdorim të detyrës”, pasi i këshilluar nga një kolegu & miku im, konfirmoj se nuk do bëj padi për një ish-oficer, megjithëse i keqpërdorur dhe mediokër më keq se mbiemri në italisht (kërriç)!
Së dyti, nuk kam ikur “me bishte në shalë”, por ri-konfirmoj se thelbi i kërkesës për “dorëheqje nga detyra dhe kërkesa për dalje para kohe në rezerve” është Integriteti dhe standardet perëndimore të Zyrtarit dhe ushtarakut të lartë (gjeneral), pasi në bindjen time ky funksion & gradë nuk mundet të ushtrohet me integritet të cunguar nga një akuzë e rendë bërë nga Kryetari dhe një anëtar i KSK.
Së treti, nuk kam ikur “me bishte në shalë”, por kam artikuluar publikisht, që përbërja “vajmedet e KSK”, mbetet më i diskredituari dhe më i frikshmi në historinë e parlamentarizmit të RSH, në NATO, dhe jo vetëm përjashto Bjellorusi, dhe Korenë e Veriut, dhe kohen e bllokmenëve të rrëgjimit mostër.
Së katërti, nuk “kam ikur me bisht ne shale”,  por kam konfirmuar përgjegjshmërish, se: “përmbyllja e përkohshme e një marrëdhënie burokratike, me ndihmon për të qenë një zë me “arsye të fortë”, dhe premtoj publikisht se jam më i vendosur se kurrë dhe do vijoj të kontribuoj edhe me më shume përkushtim dhe profesionalizëm për modernizimin e sistemit të sigurisë jo në dobi të oligarkëve të sofistikuar, por në shërbim të qytetarëve, prosperitetit të shoqërisë dhe interesave strategjike mbarëkombëtare”!
Miqësisht
Piro Ahmetaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY