Ndeshja Shqipëri-Serbi edhe në televizionin amerikan E-SPN1

Ndeshja Shqipëri-Serbi edhe në televizionin amerikan E-SPN1

56
0
Shares

E gjithë vemendja e shqiptarëve të Amerikës, këto ditë është e përqëndruar në ndeshjen e Elbasan Arena ku të gjithë shqiptarët pritet të përjetojnë 90 minuta plot emocione të Kombëtares së Shqiperisë në ëndrrën e saj të madhe për të qenë pjesë e më të mirave të Europës në Francë 2016.

Lokalet dhe klubet e shqiptarëve, aty ku jetojnë kan përgatitur dhe kan marr të gjitha masat për të organizuar një ditë festive me këngë e valle shqiptare, ushqime të specialiteteve shqiptare, madje në disa loklae edhe me emra të njohur të muzikës shqiptare, por edhe shumë surpriza të tjera të përgatitura enkas për këtë ngjarje të madhe sportive e cila transmentohet nga televizionet shqiptare me një cilësi maksimale përmes ekranit të televizionit, por kësaj rradhe supriza vjen edhe nga televizioni më i madh sportiv amerikan E-SPN1.

Ndërkohë, që në “kryeqytetin” e shqiptarëve të Amerikës, qytetin e Nju Jorkut, tashmë çdo gjë është gati – ashtu si në çdo sfidë, për të parë ndeshjen kuq e zi nga SHBA, së bashku dhjetra shqiptarë, do t’i përjetojnë emocionet djemve kuqezi – së bashku në lokalin e famshëm Battery Park, i cili ndohet në pjesën e poshtme të qyetit, të Nju Jorkut, ku pjesmarrjen e tyre e kan konfirmuar edhe disa figura të njohura, të komunitetit, veprimtarë , artistë, dhe politikanë.

Anëtari i Asamblesë së Nju Jorkut, shqiptaro amerikani asambleisti Mark Gjonaj – një nga organizatorët e këtij evenimenti me organizatën Rrënjët Shqiptare ka bërë thirrje, sot nëpërmjet rrjetit social fecbook :” Hajde të bashkohemi në Battery Park! për një shikimin të veçantë për ndeshjen historike : Shqipëria kuq zi me Serbinë – Një ndeshje që të gjithë jemi në pritje për të! , shkruan asambleisti i parë në historinë e emigracionit shqiptar, Mark Gjonaj. B.Sina

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY