Baba Taku thirret në Prokurorinë e Tiranës, rrëfehet për letrën e “destabilizimit”

Baba Taku thirret në Prokurorinë e Tiranës, rrëfehet për letrën e “destabilizimit”

97
0
Shares

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, u thir sot në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës. Paraqitja e tij në organin e akuzës, lidhet me shpjegimet që ai duhet të japë për një letër drejtuar disa ditë më parë, drejtuesve më të lartë të shtetit. Në këtë letër ai “parashikonte” “destabilizimin e vendit”, sipas tij me komplotin që po bëhej ndaj Ilir Metës, për aferën me CEZ.
Jo vetëm kaq, por mes emrash konkretë, Braho akuzonte Deputetin Tom Doshi dhe ish-ministrin Dritan Prifti, si autorë të kërcënimit dhe rrëmbimit të mundshëm të Vojsava Ismalilajt, bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, për ta detyruar këtë, sipas Brahos, të dëshmonte kundër Ilir metës për cështjen e CEZ.
Më herët, shpjegime për këtë letër, kanë dhënë Tom Doshi, Dritan Prifti dhe Vojsava Ismailaj.
Në përfundim të dëshmisë, Spartak Braho është larguar nga prokuroria, pas bërë asnjë deklaratë për gazetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY