Rama mbledh stafin elektoral, a po përgaditet për zgjedhje të parakohshme?

Rama mbledh stafin elektoral, a po përgaditet për zgjedhje të parakohshme?

48
0
Shares

Edhe pse ka dy vite të tjera kohë deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur që në mëngjes në selinë e PS-së, “Grupin për organizmin dhe Koordinimin e Fushatës elektorale të 2017”. N ëkëtë takim morën pjesë ministrat Tahiri, Cuci, Klosi dhe Nikolla, së bashku me disa deputetë dhe kryebashkiakët Ruci, Leli, Veliaj dhe Dako.

Kjo mbledhje ngjan të jetë surprizë për shkak se PS aktualisht është në fazen e riorganizimit me rajone dhe janë drejtuesit e rajoneve që kanë më tepër kompetenca se drejtues të tjerë të PS. Disa prej drejtuesve të rajoneve kanë qenë në këtë mbledhje por me tjetër emërtesë.

Burime nga mbledhja i thanë Top Channel-it se anëtarët e këtij grupi kanë raportuar ecurinë e përgatitjeve në bazë për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë, duke dalë nga selia e PS-së, kryeministri Rama, pyetjeve për diskutimet në mbledhje, u ka dhënë të njëjtën përgjigje si ditët e tjera: heshtje.

Mospërgjigja e Ramës nëse aleati Meta i ka kërkuar ndryshime në qeveri e shton misterin e takimeve mes Ramës dhe Metës, i fundit ai në Kryesinë e Kuvendit, pasditen e së shtunës.

Disa deputetë socialistë, të kontaktuar nga Top Channel, shprehen se janë kundra ndryshimeve në qeveri, pavarësisht se ato mund të jenë kërkuar nga aleati Meta. Pas takimit të fundit me Metën, kryeministri Rama i uroi gazetarëve një fundjavë të qetë, por sot që ka nisur java e re, lind pyetja: a do të jetë ajo politikisht e qetë për kryeministrin?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY