PD propozon: Komision të posaçëm për sigurinë e medikamenteve

PD propozon: Komision të posaçëm për sigurinë e medikamenteve

40
0
Shares

Projektligji i Qeverisë për ndryshimin në ligjin për “Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik” “cenon rëndë sigurinë medikamentoze te ne”.
Kështu është shprehur kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu.
Në një deklarate për mediat, Shehu tha se ky ndryshim kërkon heqjen nga ai ligj, në nenin për importin e medikameteve të prodhuara në vendet e Ballkanit, të detyrimit “që ato të qarkullojë në një nga vendet e BE”.
“Ky ‘liberalizim’ godet frymën e ligjit, eliminon kriteret e cilësisë se medikamenteve të qarkulluara të ne”,  tha Shehu i cili nënvizoi se argumentimi i Ministrisë së Ekonomisë me marrëveshjen e CEFTA është i gabuar, se ajo ka të bëjë me tregtinë e lirë, që nuk preket.
“Ky ndryshim në ligj, nëse realizohet duhet paraprirë detyrimisht me të tjerë elementë që sigurojnë cilësinë e atyre medikamenteve edhe te ne, njëlloj si në vendet e BE. Në këto kushte, ne kërkojmë që më parë të ngrihet një komision i posaçëm i përbërë nga specialiste vendas dhe të huaj të zyrtarizuar nga EMA ose OBSH për të përmirësuar ligjin tonë në drejtim të sigurisë së medikamenteve:
– Të prodhuara ne vend.
– Të importuara nga prodhimet e atyre vendeve të Ballkanit.
– Generiket në tërësi.
– Për të forcuar kapacitetet tona kontrolluese laboratorike etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY