Kodit i ri i Punës me një nen skllavërie: 200 orë pune...

Kodit i ri i Punës me një nen skllavërie: 200 orë pune më shumë nëse urdhëron shefi

53
0
Shares

Nëse Kodi i Punës nuk do të pësojë ndryshime atëherë punonjësit e administratës publike do t’i nënshtrohen një regjimi të ashpër të punës.

Neni 90, i propozuar nga qeveria sanksionon me ligj shfrytëzimin e punonjësve. Në këtë nen propozohet që “Punëdhënësi mund të urdhërojë, në mënyrë të njëanshme, kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit”, duke sanksionuar kështu me ligj shkeljen e të drejtave të punonjësve.

Ndërkohë një nen tjetër diskriminon gratë në tregun e punës. Neni 43 i propozuar nga qeveria përjashton gratë nga tregu i punës gjatë lejes së paslindjes edhe në rastet kur ajo dëshiron të punojë. Edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare e kanë konsideruar këtë një përjashtim nga tregu i punës sidomos duke marrë në konsideratë kushtet e një papunësie të lartë në Shqipëri sidomos ndër gratë.

Pak ditë më parë u konstatua se në propozimin qeverisë për Kodin e ri të Punës është hequr neni që detyron zbatimin e vendimit të të formës së prerë të gjykatave për kthimin në vendin e mëparshëm të punës.

Deputetët e PD në komisionin Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin për ndryshimet që po bën qeveria në Kodin e Punës dhe dënuan hipokrizinë e saj në këtë drejtim, kur mijëra gra e burra janë shkarkuar pa motiv, dhe kur qytetarët dhunohen nga punëdhënësit, siç ishte rasti i punonjëses së Bashkisë që u godit edhe fizikisht nga Veliaj pas shkarkimit nga puna.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY