E mbijetuara e atentatit te Urgjenca, rrëfen çastet e tmerrit dhe si...

E mbijetuara e atentatit te Urgjenca, rrëfen çastet e tmerrit dhe si u vranë miqtë e saj

162
0
Shares

Atentati ku mbetën të vdekur dy persona dhe një i tretë i plagosur është përshkruar si një luftë e vërtetë nga E. Gj., e mbijetuara e këtij atentati, e cila nuk mori asnjë dëmtim nga 30 plumbat e shtënë drejt makinës ku ajo udhëtonte. E mbetur e shokuar nga ato që pa dhe përjetoi mbrëmjen e një tetorit, E. Gj. ka dëshmuar dje në polici për atë ngjarjen. Burime pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë thënë se vajza nuk ka mundur ta identifikojë autorin.
kevin rugova - aurora oskian“Kishim vetëm pak çaste që ishim futur në makinë, kur ndaj nesh u qëllua me armë. Ishte një luftë e vërtetë. Prej të shtënës së parë unë nga frika u futa poshtë sediles së makinës, pasi isha ulur mbrapa shoferit. Jam ulur dhe kam vënë duart mbi kokë dhe nuk kam lëvizur derisa pushuan të shtënat. Nuk kam parë se kush qëlloi. Kur kam hapur sytë, kam parë personat rreth meje plot gjak dhe e tmerruar kam dalë nga makina dhe u fsheha në lagje. Kur e ndjeva veten të sigurt, kam telefonuar policinë”, mësohet të ketë thënë ajo.
Mësohet se E. Gj. dhe Aurora Oskian, njëra prej viktimave, kanë qenë mikesha të ngushta me njëra-tjetrën. Viktimë në këtë atentat mbeti edhe Kevin Rugova, ndërsa u plagos Elvis Gaçaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY