Tom Doshi: Adriatik Llalla raporton tek “Kumbara” cdo javë

Tom Doshi: Adriatik Llalla raporton tek “Kumbara” cdo javë

90
0
Shares

Deputeti i PS-së, Tom Doshi ka akuzuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla se raporton cdo javë tek Ilir Meta në Gjirin e Lalzit, ndërsa sapo kishte përfunduar dëshminë e tij në drejtorin e policisë së Tiranës lidhur me një letër të Spartak Brahos për krerët e shtetit shqiptar për një komplot antiMeta.

Doshi tha se më kanë pyetur për takimin që kam pasur me Saven (Vojsava Ismailaj). Une u shpjegova se më mori ne telefon. Nuk e kam mohuar takimin dhe e takoj prapë. Nuk ka pasur kurrfarë kërcënimi ndaj saj apo skenar. Unë kisha 10 vjet që nuk e kisha takuar atë. Unë e vlerësoj shumë Prokurorin e Përgjithshëm që ka filluar hetimin kaq shpejt për një letër fallco të Brahos ndërkohë që për padinë time nuk ndërmori asgjë.

Deputeti Doshi tha se i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë cështjen deri ne fund dhe të gjithë ata që sajuan këtë skenar të dalin përpara drejtësinë, nëse jo do të kallzim vetë.

Në lidhje me reagimin e Metës për cështjen DIA-CEZ ai tha se Meta deklaroi se është prej malësisë së Skraparit, mos të bëhet kaq trim por të shkoj te prokurori i Pergjithshëm edhe për CEZ edhe për akuzën që i kam bërë unë, pasi nuk heq dorë prej saj.

Në vijim ai tha se Prokurori i Përgjithshëm mos të shkojë të raportojë te godfather cdo javë.

Doshi shpjegoi se godfather, padrino është Meta ashtu sic e ka quajtur i penduari i drejtësisë, Kastriot Ismailaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY