Prokuroria kërkon konfiskimin e 2 milionë euro Kastriot Ismailajt, bashkëshortes dhe nënës...

Prokuroria kërkon konfiskimin e 2 milionë euro Kastriot Ismailajt, bashkëshortes dhe nënës së tij

35
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e 2 milion eurove në Gjykaten e Krimeve të Rënda për Kastriot Ismailaj dhe gruan Vojsava Ismailaj dhe Lutfie Ismailaj, nënën e Ismailajt. Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendosë në seancën e 14 tetorit, lidhur me kërkesën e organit të akuzës për konfiskimin e pasurisë së Kastriot Ismailajt, administratorit të kompanisë “Debt International Advisory” (DIA), i cili po hetohet për mashtrim dhe pastrim parash.
Sipas prokurorisë, nuk vërtetohen burimet e ligjshme të pasurisë, që dyshohet se buron nga aktivitete të paligjshme.
Nga ana e tij, avokati i Ismailajt sqaroi se kjo pasuri është vënë përpara vitit 2010. Ai kërkoi kohë për mbledhjen e provave, çka bëri që seanca e radhës të caktohet për në datën 14 tetor.
Sipas avokatit Vladimir Meçe, hetimi i krimeve të renda filloi në kohën kur Kastriot Ismailaj lëvizi 330 mije euro për të nisur procedurat e arbitrazhit kundër CEZ-it.
Sipas ligjit antimafia, në momentin që një person hetohet për pastrim parash, të gjithë personat e lidhur me të, u verifikohen pasuritë. Pas vënies nën akuzë të biznesmenit Ismailaj, për pastrim parash, prokuroria u përball me faktin se në llogaritë e nenës së tij ndodhej një shumë e majme parash, por që gruaja nuk e justifikonte dot mënyrën sesi e kishte vënë këtë pasuri.
Personat e tjerë të lidhur me Ismailaj kanë rezultuar të jenë të “varfër”, gruas së tij i është gjendur në pronësi vetëm një makinë dhe po sipas ligjit antimafia është kërkuar sekuestrimi i mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY