Disa nga nenet absurde të reformës në drejtësi

Disa nga nenet absurde të reformës në drejtësi

59
0
Shares

Në një material me vërejtje që LSI i ka paraqtur komisionit të reformës për drejtësi lidhur me draftin e mazhorancës bie shpesh në sy cilësia e dobët e propozimeve, ndodnjëherë edhe qesharake.

Shikoni më poshtë disa prej tyre:

Republika e Shqipërisë merr pjesë në Bashkimin Evropian

E drejta e bashkimit Evropian ka epërsi mbi të drejtën e brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Në relacionin shoqërues thuhet që Gjykata e Lartë të kthehet në gjykatë karriere. Ndërkohë që nw projektligj nuk reflektohet ky propozim.

Parashikohet nw njw nen qw Gjykata e Lartë Administrative ka juridiksion rishikues. Ndërkohë njw nen tjetwr parashikon se gjykimi administrativ organizohet në dy shkallë, në shkallën e parë dhe në Gjykatën e Lartë Administrative. Këto dy parashikime eliminojnë gjykimin në apel si shkallë e dytë

Prokurorët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Parashikohen ne një nen Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit Anti-Korrupsion. Ndërkohë në një nen tjetër këto gjykata nuk renditen si pjesë e pushtetit gjyqësor.

Prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, mes të tjerash, duhet të kalojnë me sukses një shqyrtim të …telekomunikimeve të tyre si dhe të familjarëve të afërt.

Parashikohet si kompetencë të Prokurorit të Përgjithshëm edhe përfaqësimi i akuzës në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm nuk përfshihet në rrethin e subjekteve që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar, Prokurori i Përgjithshëm emërohet si gjyqtar në gjykatën e apelit. Nëse i referohemi Prokurorit të Përgjithshëm aktual, ai nuk mund të emërohet tashmë gjyqtar në gjykatën e apelit Tiranë.

-Përdoret termi “administratë e lartë publike” në legjislacionin në fuqi nuk ka një përkufizim të saktë.

-Në një nen përdoret parashikimi “universitet i shquar”.

-Në një ndryshim të nenit 109 të Kushtetutës është përdorur termi “rezident”, term ky i huaj dhe i panjohur nga rendi ynë i brendshëm juridik.

-Përdoret herë pas here termi Parlament ndërkohë që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë njeh termin “Kuvend” dhe jo “Parlament”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY