Shmangen ekspertët e PD-së nga reforma në drejtësi

Shmangen ekspertët e PD-së nga reforma në drejtësi

47
0
Shares

Komisioni Parlamentar për reformën në drejtësi ka diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e sotme kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për të marrë pjesë 2 ekspertë të KLD-së. Deputeti Eduard Halimi tha se anëtarët e djathtë të këtij komisioni janë njoftuar se kanë përfunduar amendamentet. Sipas tij hartimi i amendamenteve dhe i rendit të ditës, është i njëanshëm.
Halimi tha se moskonsultimin me ekspertët e PD për amendamentet minon procesin.
Deputetët e djathtë kanë kërkuar që drafti i reformës t’i përcillet Komisionit të Venecias.
“Kemi dyshime për propozime që kapin drejtësinë. Drafti që kanë sjellë ekspertët të mbahet 1 javë”, tha Halimi.
Por në përgjigje të kësaj, deputeti Xhafa tha se drafti është sjellë nga specialistët vendas e të huaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY