Ministri i Brendshëm, Tahiri te Prokurori: E kanë thirrur apo iku vetë

Ministri i Brendshëm, Tahiri te Prokurori: E kanë thirrur apo iku vetë

46
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar hetim për akuzat që janë shprehur në emër të tij kohët e fundit. Tahiri ka takuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe i ka kërkuar atij të sqarojë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Ministrii Brendshëm ka kërkuar vecmas, sikurse vetë tha, nje hetim për akuzën e ngritur nga ish-oficeri I antidrogës, Dritan Zagani për përfshirjen e tij me grupet e drogës në jug të vendit.

Sipas Tahirit ai nuk është thirrur nga prokuroria por ka vajtur në mënyrë vullnetare. Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme nuk është shprehur nëse ishte dëgjim I prokurorisë apo kërkesa e ministrit për hetim drejtuar Prokurorit.

Saimir Tahiri përjashtoi mundësinë e dorëheqjes nga posti për shkak të hetimeve të mundshme duke u shprehur se opozita dhe Berisha ia kanë kërkuar dorëheqjen ende pa filluar punë si ministër.

Vizita e Tahirit në Prokurori nuk është një sjellje e rrallë e politikanëve apo zyrtarëve shqiptarë. Megjithatë shpesh vizita të tilla atje kanë shërbyer për të mbuluar cështje të ndryshme shumë më tepër se sapër t’i hapur ato.

Sipas ligjeve shqiptare, prokuroria mund të nisë hetim edhe kryesisht, kështu që do të ishte I penevojshëm inkurajimi I tillë pikërisht nga zyrtarët që mund të ishin subject të këtyre akuzave.

Fill pas takimit të Tahirit me Prokurorin e Përgjithshëm, ministri I Brendshëm ka marrë edhe deklaratën e parë mbshtetëse lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, nga Kryeministri Edi Rama.

“Hedh nje “budalla” nje gure ne lume dhe… gjithe te “mençurit” merren me nje targe makine! Ç’farse mekataresh qe bertasin kapni mekatarin”, shkruan Rama në fb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY