DEKLARATAT KUNDËR PS DHE RAMËS/Eduart Ndocaj, në konflikt me partinë e tij...

DEKLARATAT KUNDËR PS DHE RAMËS/Eduart Ndocaj, në konflikt me partinë e tij që ditën e parë

146
0
Shares

Eduard Ndocaj pret të marrë mandatin e deputetit. Ai ka deklaruar sot se është në pritje të thirret nga këshilli I Mandateve ndërkohë që shprehet se respekton vendimin e Ndokës.

“Respektoj vendimin e Arben Ndokës që heq dorë nga imuniteti. Ai është një vendim personal i tij ku ka dhënë edhe arsyet. Sipas radhës e sipas Kodit Zgjedhor më takon mua të jem deputeti i ri e përfaqësuesi e lezhjanëve deri në fund të kësaj legjislature. Pres në ditët në vazhdim të më bëjë kërkesë Komisioni i Imuniteteve për të bërë betimin”. Në vijim ai thotë se është I pari deputet që pas 100 vitesh përfaqëson zërin e emigrantëve. “Kam ikur 14 vjeç nga Shqipëria drejt Europës e sot pas shumë vitesh rikthehem për tu ulur në Parlament. Do të jem një zë i fuqishëm për ta. Do të loboj për votën e e migrantëve”, deklaron Ndocaj.

Por përgjatë vitit të fundit ai ka patur problem në komunikimin e tij me PS dhe kryetarin e Partisë, Edi Rama, të cilit I përmendi një drekë 8 mijë euro që kishte paguar për të e miqtë e Ramës kur ai kishte vizituar Italinë. Debatet ndodhën për shkak se ai nuk u kandidua për kryetar bashkie në Lezhë sic I kishin premtuar sipas atij.

engjell ndocaj dreka

Pamje nga dreka ne Itali

11 mars 2015: “Përfitimet më të mëdha i ka pasur Mimi Kodheli, ajo i njeh mirë shpenzimet që kam kryer. Në Lezhë nuk ekziston Partia Socialiste. PS e Lezhës është e shitur tek LSI. Kësaj partie i duken përralla 600 milionë lekët e mia të fituara me punë të ndershme. LSI ka hedhur shuma të mëdha në Lezhë”.

eduard ndocaj gate fushates

Pamje nga fushata elektorale e vitit 2013

Ndocaj më 12 mars 2015: “Kontribuova nga ekonomia ime me shpresën se do të vinin ditë më të mira për shqiptarët në përgjithësi dhe për popullin e Lezhës në veçanti, por nuk ndodhi kështu; në këmbim mora pabesinë e Partisë Socialiste, ashtu si shumë shqiptarë. Arsyeja që ë bëj publike sot është se ato lekë nuk ishin gjetur në rrugë, ishin lekë djerse dhe pune të ndershme dhe kontributi im nuk di pse duhet të humbë. Nuk janë shpenzuar për gjë tjetër, po për fushatën elektorale të 23 Qershorit me bindje se ne do të sillnim dhe diçka të mirë për popullin”.

Ndocaj më 16 Mars 2015: “Koha ikën, por faktet mbeten fakte. Njeriu më i ligë për ne veriorët pas atij që shkel amanetin është bukëshkali, ai që i hanë bukën dikujt dhe pastaj e pret në besë pas shpine. Kjo mund të thuhet për Ramën dhe drejtuesit kryesorë të PS. Në këto foto janë edhe njerëzit që i rrinin mbrapa në atë kohë Ramës, ai i quante stafi i tij, por shumica prej tyre nuk kishin as lekë për bileta. Kjo drekë e ofruar nga unë (vëllezërit Ndocaj) ka kushtuar 8 mijë euro. Ky është vetëm ajsbergu i kontributit tim për PS e Ramën, të cilën dolën bukëshkelës”.

Deklaratë e PS, Lezhë, 17 mars 2015: “Jemi njohur këto dite, nëpërmjet mediave, me deklaratat e njërit prej kandidatëve të listes plotësuese të PS Lezhë në zgjedhjet e 23 qershor 2013. Ne nuk e dimë saktësisht se me cilen parti është aktualisht zoti Ndocaj, por deklarojmë me përgjegjësi të plote, se ai asnjëherë nuk ka qene anëtare i partisë socialiste. Pavaresisht kesaj, ne i jemi mirënjohes kontributit të tij dhe shumë mbeshtesve tane. Ai duhet te jete i nderuar qe i eshte dhene mundesia historike te jete pjese e listes se kandikandidateve per deputet te partise socialiste. Partia Socialiste as nuk ka dijeni dhe as nuk ka kerkuar ndonjehere nje suport te tille financiare, suporti inegzistent i pretenduar nga kandidati Ndocaj eshte teresisht perralle ne prag fushate”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY