SKANDALI DIA-CEZ/ Zhduken 4.5 mln euro që CEZ i kaloi Kastriot Ismailaj

SKANDALI DIA-CEZ/ Zhduken 4.5 mln euro që CEZ i kaloi Kastriot Ismailaj

41
0
Shares

Janë zhdukur 4.5 mln euro që kompania CEZ kaloi në llogarinë bankare të pronarit të DIS, Kastriot Ismailajt. Sipas prokurorisë, kjo shumë që kompania DIA ka përfituar nga CEZ për një periudhë 1-vjeçare, rezulton e  zhdukur.
Sipas burimeve, dyshohet se një pjesë e tyre janë tërhequr nga Ismailaj , ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në llogaritë bankare të kompanisë në vende të njohura si parajsa fiskale.
Ende nuk dihet se kush janë përfituesit e e shumave të transferuar jashtë Shqipërisë, ndërsa vetë Ismailaj i ka justifikuar paratë e tërhequra cash si investime të kryera dhe pagesa për studime fizibiliteti në projekte minierash, për shërbime ligjore, për shpenzime zyre, konsulenca, shpenzime udhëtimesh, pagesa dhe numra telefoni, pretendim jo i besueshëm nga ana e hetuesve. Sipas këtyre të fundit, shifra 5 mln euro që janë gjetur në llogaritë e të dyshuarit Ismailaj, janë të një shtetase amerikane të mashtruar nga Kastriot Ismailaj.
Ndërsa pjesa tjetër e transaksionit total prej 12 mln euro është transferuar  në 3 kompani me seli në SHBA dhe Zvicër.
Kastriot Ismailaj ndodhet në burg i dyshuar për akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “pastrimit të parave” në bashkëpunim.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY