Raporti, Shqipëria vendi varfër edhe për 10 vite të ardhshme, Rama: i...

Raporti, Shqipëria vendi varfër edhe për 10 vite të ardhshme, Rama: i referohet analizës për 2029, rritja ekonomike 2.8% është reale

39
0
Shares

Në një konferencë për media, kryeministri Rama ka informuar për punimet në samitin e Vjenës, si edhe ka renditur pikat kryesore të aksioneve që do të ndërmerren duke filluar nga muaji shtator.
Rama e ka quajtur një progres të jashtëzakonshëm politik zhvillimet në rajon, që nga samiti i Berlinit deri tek ai i Vjenës. Sipas tij, në samitin e Vjenës, arritëm që të shtyjmë përpara procesin e integrimit.
Rama ka renditur projektet e përbashkëta financiare dhe infrastrukturore të rajonit, duke renditur ndër to, Korridorin e Kaltër që lidh malin e Zi me Shqipërinë si edhe “Rrugën e Paqes” që lidh Shqipërinë , Kosovën dhe Serbinë përmes aksit Nish-Prishtinë-Durrës. Rama njoftoi se Shqipëria do të firmosë një projekt të rëndësishëm me Vuçiç para ndeshjes Shqipëri –Serbi në tetor. Gjithashtu ai përmendi edhe 5 projekte të financimit për fushën e energjetikës  si edhe për mbështetjen e partnerëve rreth reformës në drejtësi.
Lidhur për ritmet e  rritjes ekonomike, Rama tha se ato janë brenda objektivave dhe raporti që agjencia FITCH ka qenë për analizën  e vitit 2029, ndërsa rritja që ne kemi arritur, sipas Ramës është 2.8% dhe presim që të arrijë në 3% fderi në fund të vitit.
Gjatë konferencës, Rama rikujtoi nisjen e aksioneve që do të ndërmerren duke filuar nga shattori dhe [përgjatë muajve në vazhdim. Ai vuri theksin tek reforma kundër informalitetit, të cilën e cilësoi një luftë frontale dhe kapërcimi ndaj informalitetit është një kapërcim epokal, operacioni më i rëndësishëm i mandatit. Ndër reformat e tjera, Rama përmendi paralelisht reformat e tjera që do të ndërmerren, duke renditur, reformën në bujqësi, që kryeministri i quajti një kapitull i ri për financimin e bujqësisë, reformën kundër abuzimit të ujit dhe energjisë elektrike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY