Vdekja e dy minatorëve, Berisha: Të hetohen kushtet e sigurisë në miniera

Vdekja e dy minatorëve, Berisha: Të hetohen kushtet e sigurisë në miniera

56
0
Shares

Aksidenti i rëndë në minierën e Peshkopisë që i mori jetën dy kushërinjve, nxiti reagimin e radhës të ish-kryeministrit Berisha, i cili përmes një postimi në Fb, shkruan se ky vit ka pasur numrin më të lartë të aksidenteve ku kanë humbur jetën 10 punëtorë teknik dhe minatorë. Berisha i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë në mënyrë të plotë mbi kushtet e sigurisë në miniera si edhe të hetojë shkaqet e aksidentit fatal që i mori jetën dy punonjësve Losha.

Postimi i Berishës në Fb
E diele e zeze per familjen Losha!
Dy minatore humben sot jeten ne nje miniere! Mediat njoftojne se ata mbeten ore te tera pa ndihme mjekesore!
Te dashur miq, kjo ishte nje e diele e zeze per familjen Losha. Dy kushurinjte, Miftar dhe Albert Losha, minatore, humben jeten ne minieren e Selishtes tek punonin edhe te kete te diele per familjet e tyre per kafshaten e gojes. Mediat njoftojne se ata te plagosur rende dhe ne gjendje shoku, mbeten shume ore pa ndihme pasi, per shkak te terrenit, as ambulanca nuk shkonte dot tek vrima e vdekjes, galeria qe i kishte zene ata.
Se pari, iu shpreh ngushellimet e mia me te thella familjeve te viktimave.
Se dyti, theksoj se gjate ketij viti, si rezultat i shthurjes se plote ligjore dhe kontrollit te masave te sigurise, kemi numerin me te larte te aksidenteve ne miniera. Keshtu, ne minierat e Peshkopise, Bulqizes dhe rretheve te tjera minerare te vendit, kete vit kane humbur jeten mbi 10 punerore teknik e minatore. Prandaj i bej thirrje prokurorise te beje nje hetim te plote mbi kushtet e sigurise ne minierat tona dhe te hetoje ne menyren me serioze mbi shkaqet e ketij aksidenti fatal, te nxjerre pergjegjesite ligjore per cdo drejtues, pronar apo teknik miniere qe ndermarrin punime ne zona te rrezikshme ku nuk sigurohet dot dhenia ne kohe e ndihmes se pare dhe transporti me shpejtesi ne qendrat e specializuara!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY