Trafiku i drogës me avion, Krimet e Rënda vendosin “arrest në burg”...

Trafiku i drogës me avion, Krimet e Rënda vendosin “arrest në burg” për 6 nga 14 të arrestuarit

51
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë sot nën masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Bruhamaj, Fatos Burhamaj dhe Neko Burhamaj. Po kjo masë është dhënë edhe për Fadil Shanaj dhe Igli Shanaj. Eedhe efektivi i Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore, është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, por ai ka mohuar përfshirjen e tij në rrjetin e trafikut të drogës.
Sipas Policisë, rrjeti kriminal i trafikimit të drogës është vënë nën vëzhgim në mesin e muajit korrik. Ky rrjet transportonte drogën nga Vlora drejt Italisë përmes një avioni të vogël. Personat e përfshirë, Policia Shqiptare dhe ajo Italiane i kane mbikëqyrur gjatë gjithë kësaj kohe, që prej muajit korrik e deri në momentin e kapjes.
Sipas Policisë, mëngjesin e 24 gushtit avioni i vogël i drejtuar nga shtetasi Vilson Lamaj është nisur nga Italia me destinacion vendin tonë, duke u ulur në orën 07:02 minuta, në një zonë pa shumë lëvizje në afërsi të fshatit Xhelilaj, pranë Sevasterit në Vlorë, ku dhe ka ngarkuar një sasi prej 120 kg marijuanë.
Në momentin e uljes së avionit në Brindizi, policia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar, Vilson Lamaj dhe bllokoi lëndën narkotike. Gjatë zhvillimit të operacionit janë kryer arrestime edhe në Itali.

Masat e sigurisë për 6 prej 14 personave të arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit të zhvilluar në Itali e Shqipëri të koduar “Fluturimi i lirë”.

Të arrestuarit në Shqipëri

– Neko Bruhamaj, 45 vjeç, lindur e banues Ramicë, Vlorë
– Fatos Bruhamaj, 30 vjeç, lindur në Ramicë e banues në Vlorë
– Fadil Shahaj, 53 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlorë
– Igli Shahaj, 22 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në Vlore
– Sokol Lamaj (Burhamaj), 34 vjeç, lindur e banues në Babice e Madhe Vlorë
– Vladimir Zanaj, Shef i Sektorit të Burimeve Njerëzore, Policia e Vlorës

Të arrestuarit në Itali

– Elizer Ahmetaj, 27 vjeç
– Xhesian Ahmetaj, 21 vjeç
– Arshi Ahmetaj, 29 vjeç
– Artjon Lamaj, 29 vjeç
– Kleo Lamaj, 30 vjeç
– Bukurosh Këshilli, 25 vjeç
– Virjon Imeraj, 32 vjeç
– Vilson Lamaj, pilot i avionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY