Kthehen 2 avionë charter të mërkurën dhe të enjten me 195 shqiptarë

Kthehen 2 avionë charter të mërkurën dhe të enjten me 195 shqiptarë

36
0
Shares

Ambasada gjermane ka njoftuar se të mërkurën dhe të enjten do të mbërrijnë dy avionë charter me azilkërkues shqiptarë.
Kështu, të mërkurën do të mbërrijë në orën 15:30 në aeroportin Nënë Tereza nga Kasseli (Hessen), një avion charter  me 70 shqiptarë të dëbuar,  dhe të enjten në orën 13:00 do të mbërrijë gjithashtu një tjetër avion charter në aeroportin e Rinasit me 125 shqiptarë të cilët do të kthehen vullnetarisht.
Në njoftimin e ambasadës gjermane thuhet:
“Në Gjermani nuk ka azil ekonomik! Ndërkohë aplikimet për azil nga Shqipëria do të përpunohen më shpejt. Shpenzimet për kthimin në atdhe duhet t’i paguajnë azilkërkuesit. Ato janë më të mëdha se ndihma që marrin azilkërkuesit në Gjermani”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY