Durrës, fiksohet pas të moshurës, 46-vjeçari arrestohet pasi e përndiqte

Durrës, fiksohet pas të moshurës, 46-vjeçari arrestohet pasi e përndiqte

44
0
Shares

Iu kthye në fiksim dashuria për një 66-vjeçare, aq sa ka përfunduar në burg pasi e përndiqte. 46-vjeçari Arben Gjini nga Durrësi e kishte kthyer pëlqimin për të moshuarën në një fiksim.
Ai e ndiqte të moshuarën e ve kudo që ajo shkonte, në pazar, në tregun industrial, plazh, madje edhe rreth e rrotull shtëpisë. I ulej përballej dhe kryente veprime të turpshme përpara saj. Përndjekja ishte kthyer në një makth të vërtetë për të moshuarën, një makth që zgjati 10 ditë deri sa e moshuara me iniciale K.M e denoncoi dhe Gjini përfundoi nën arrest nga policia e Durrësit.
Ndaj Arben Gjinit tashmë ka nisur procedimi për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY